Sulmohet konsullata franceze në Arabinë Saudite

68

Një saudit u arrestua në Jeddah pasi sulmoi dhe plagosi një roje me një “mjet të mprehtë” në konsullatën franceze të enjten, njofton Reuters.

Ambasada Franceze tha se konsullata ishte subjekt i një “sulmi me thikë që shënjestroi një roje”, duke shtuar që roja u dërgua në spital dhe se është jashtë rrezikut për jetën.

“Ambasada Franceze dënon me forcë këtë sulm kundër një posti diplomatik, i cili asgjë nuk mund të justifikojë,” thuhet në deklaratën e ambasadës.

Sulmi ndodhi pasi një burrë me thikë që thërriste “Allahu Akbar” preu kokën e një gruaje dhe vrau dy persona të tjerë në qytetin francez të Nicës më herët të enjten.

/Descript.al/