“Syri i tretë” robotik: zgjidhja e vetme për parandalimin aksidenteve për të varurit nga smartphone

68
South Korean industrial designer Paeng Min-wook showcases a robotic eye, called "The Third Eye", on his forehead as he uses his mobile phone while walking on street, in Seoul, South Korea, March 31, 2021. Picture taken on March 31, 2021. REUTERS/Minwoo Park

Dizenjuesi koreano-jugor ka gjetur një zgjidhje në parandalimin e aksidenteve për të gjithë ata që nuk i heqin sytë nga ekrani i smartphone të tyre. Paeng Min-wook ka krijuar një sy robotik të cilin e ka quajtur “Syri i Tretë”. Pajisja e cila vendoset në ballë hap qepallën e saj të tejdukshme sa herë që ndjen se koka e përdoruesit është ulur duke parë në smartphone. Në rastin e një pengese 2 metra larg përdoruesit, pajisja lëshon një alarm për të paralajmëruar rrezikun.

“Kjo është pamja e njerëzimit të ardhshëm me tre sy,” tha 28 vjeçari Paeng për Reuters, tashmë i diplomuar në degën e inxhinierisë dhe inovacionit në Imperial College në Londër, teksa demonstroi përdorimin e “Syrit të Tretë” në qytetin e Seulit. Meqenëse nuk mund t’i heqim sytë nga smartphone, syri shtesë do të nevojitet në të ardhmen,-shtoi ai.

Shpikja e Paeng përdor një sensor për të matur këndin e zhdrejtë të qafës së përdoruesit dhe një sensor zanor për të llogaritur distancën midis syrit robotik dhe çdo pengese. Të dy sensorët janë të lidhur me një mikrokontrollues me bord të vetëm me burim të hapur, me paketë baterie. Demonstrimi i pajisjes në Seul këtë javë tërhoqi vëmendjen nga kalimtarët. Paeng tha se Syri i Tretë ishte menduar si një paralajmërim, jo një zgjidhje e vërtetë për të varurit nga smartphone që nuk do t’i kushtojnë vëmendje se ku po shkojnë. Duke paraqitur këtë zgjidhje satirike, shpresoj që njerëzit të njohin varësinë së tyre ndaj pajisjeve teknologjike dhe të marrin hapa për ta zvogëluar atë,” përfundoi ai./Descript.al