“Të dua”, Fifi i dedikon fjalët më të ndjera personit të shtrenjtë

194

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi është një nga artistet më të pëlqyera për publikun shqiptar. Siç njihet në botën e muzikës, Fifi është një nga personazhet që i pëlqen të ndajë detaje nga jeta e saj duke publikuar shpesh momente nga jeta e përditshme përfshirë këtu dhe prezantimin me familjen.

Së fundmi, ajo i ka shkruar një dedikim shumë të veçantë vëllait të saj, i cili feston datëlindjen. Me anë të një postimi në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’ ajo i dedikoi një nga personave më të shtrenjtë, fjalët më të ndjera.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

“Te ti e gjoj mbeshtetjen e vllaut e te shokut te ngushte . Ty t’kom krahe t’djathte ️ Mezi kom prit ti mu rrit e met pas bashkeudhetar ne rrugetimin tem .

MA GEZOFSH DITELINDJEN E 19 🎁 TE DUA I VOGLI JEM @_muhaamedracii ️”, janë fjalët e saj krahas fotos me vëllain. /Descript.al/