“Të të vijë zor, për një kriminel që më dogji mjetin 30 mijë €…”/I ankohet efektivit por përfundon në polici: Ja pse i dërgova sms  

188

Një oficer policie i SHÇBA kërkoi ndihmën e kolegëve të tij, pas një mesazhi të dërguar nga një qytetar, i cili nga ana e tij këmbëngul se ia shkroi ofendimet dhe sharjet në kuadër të konfidencës dhe njohjes që ata kishin me njëri-tjetrin. Por historia që ngjan si një përdorim me keqdashje të telefonit është hapur nga policia për të parë se për çfarë çështjeje droge është ankuar qytetari dhe përse ky ankim është vulosur.

Nga mesazhet e qytetarit kuptohet sipas burimeve zyrtare të gazetës Si se qytetari shpreh shqetësim për djegien e një makine të shtrenjtë dhe për mbylljen e hetimit ndaj një personi të implikuar në fushën e narkotikeve, dhe akoma më tej vështirësimin e pozitës në detyrë të një agjenti antidrogë. Por se si secili nga aktorët dhe protagonistët janë përfshirë në këtë çështje apo se cilat janë identitetet e tyre, burimet zyrtare të gazetës Si e mbajnë informacionin të rezervuar.

  1. M kërkon pikërisht nga policët që shpesh hetohen dhe kontrollohen nga SHÇBA të merret nën përgjegjësi qytetari S. I, me të cilin ai njihet prej një viti dhe që ndërkohë ishte ankuar pranë tij për veprimet e disa policëve, çështje që më pas ishin mbyllur nga agjenti i SHÇBA. Ky shtetas sipas oficerit A. M kishte bërë ankesa në institucionin e tij, të cilat janë trajtuar, por kanë konkluduar të pafaktuara thonë burimet policore të gazetës Si, të cilat parashtrojnë se është kërkuar dosja në fjalë për të parë se për çfarë historie ankohet konkretisht qytetari dhe nëse ka marrë apo jo zgjidhje.

Në datën 13 tetor i kallëzuari i shkruan agjentit të SHCBA në numrin e tij të punës me 06941.. : të të vijë zor dhe të të vijë turp për një drogaxhi, për një burgaxhi e kriminel që më dogji makinën 30 mijë euro, ke denoncuar oficerin e antidrogës në prokurori.

Pasi oficeri i SHÇBA ka lexuar këtë mesazh i përgjigjet: faleminderit, sapo e lexova, nesër do bëj kallëzim për ofendim për shkak të detyrës.

Një minutë më vonë qytetari nuk dorëzohet dhe i shkruan: nuk e mbulon dot diellin me baltë. Pa merak!

Pas këqyrjes së telefonit oficeri pyetet nga kolegët për komunikimet me qytetarin dhe ankesën ku dhe pretendon se nuk ka pasur komunikime të tjera përveç  dy rasteve, njëri pranë drejtorisë së qarkut ku i ka shpjeguar se çështja ankimore e tij është mbyllur dhe e dyta janë shkëmbyer duke hyrë e dalë në një komisariat. Por nga ana tjetër është pyetur njëkohësisht edhe qytetari, që me këto mesazhe sipas policisë ka prishur qetësinë e oficerit të SHÇBA.

“E kam shok, – deklaron S.I, dhe ia kam nisur mesazhin në kushte konfidenciale, kam marrëdhënie shumë të mira me të shoqërore dhe miqësore”.

Por qytetari kërkon që të verifikohet telefoni i agjentit të SHÇBA, pasi sipas tij ka shumë komunikime telefonike mes tyre, jo vetëm përmes mesazheve por edhe në WhatsApp./gazeta Si/