“Të trashëgohet çifti”, pasi uroi Romeon për lidhjen e re, Jonida Maliqi ngre një tjetër dolli

716

Pak ditë më parë, në një nga puntatat e emisionit të saj, ‘Jonida’s Room’, Jonida Maliqi konfirmoi ndarjen nga aktori i humorit, Romeo Veshaj. Pas shumë uljeve-ngritjeve në marrëdhënien e tyre Maliqi tregoi se ishte beqare këtë vit dhe se ‘Shën Valentini’ e gjeti vetëm.

“Mua smë pëlqen shumë kjo festë sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single,”ishin fjalët e saj.

Ndërkohë Romeo Veshaj ka nisur një lidhje dashurie me vajzën e ministrit Niko Peleshi, Aleksia Peleshi. Dyshja dolën ‘zbuluar’ javën e shkuar kur publikuan fotografi në rrjete sociale nga i njëjti vend, ndërkohë që pas kësaj nuk mungoi as reagim nga ana e Jonida Maliqit,e  cila gjatë një interviste i uroi trashëgime çiftit.

“Unë kisha katër muaj që isha ndarë nga Romeo dhe nuk doja ta bëja fare publike këtë sepse na takonte vetëm në të dyve, jemi ndarë si miq. Sigurisht vazhdojmë hera-herës komunikojmë me njëri-tjetrit. Kur njëri çift ndahet, partneret janë ne kërkim, nëse nuk janë ne kërkim mund të ndodh sërish sepse jemi qenie njerëzore, që të ridashurohesh, nuk ka këtu afat skadence që ti duhet të rrish dy muaj të reflektosh, po pse u ndave, po si qysh tek? Iu uroj jetë të lumtur çiftit”, ka thënë ajo, sa i përket lidhjes së vajzës së Niko Peleshit dhe Romeo Veshajt në emisonin ‘Prive’.

Ndërkaq ajo ka vijuar të jetë aktive në rrjete sociale duke u shfaqur mjaft e kuruar dhe në super formë. Në fotografinë e fundit që këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’ ka vendosur që të ngrejë një dolli për tri gjëra në jetë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi)

“Gëzuar për pranverën, jetën, gëzuar për një shpirt që po rritet”, kanë qenë fjalët e Maliqit krahas pamjes.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.