Një 30-vjeçar, banues në Fushë-Krujë është arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohet se ka tentuar të fusë sende të ndaluara në burgun e Fierit.
30-vjeçari është takuar me një të njohurin e tij që po vuante dënimin në këtë institucion dhe ka tentuar t’i japë lëndë narkotike.
Ai është pikasur nga policia e burgut dhe është vënë në pranga.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
J.H., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.