Test psikologjik/ Zgjidh një imazh dhe zbulo mesazhin që fshihet pas tij

129

Nr.1

Është koha të lëmë gjithçka pas dhe t’i besojmë universit. Në vend që të përpiqeni të luftoni, bëni një hap pas dhe lëreni veten të rrëmbehet nga ritmi dhe rrjedha e jetës. Ndaloni dhe shijoni momentet aktuale dhe çdo gjë që keni tani në jetën tuaj.

Nr.2

Kufijtë nuk janë të këqij nëse ndërtohen me vetëdije dhe me një qëllim të përcaktuar. Është koha që të vendosni disa nga këta kufij. Duke pasur kufij të qartë, ju krijoni një strukturë me gjërat në të cilat duhet të përqendroheni.

Ju duhet të fokusoheni në marrjen e përgjegjësisë për gjërat dhe të ndaloni së humburi kohë dhe energji me njerëz dhe situata që nuk i shërbejnë qëllimit tuaj kryesor.

Krijimi i një inventari, sado i frikshëm të duket, duhet të jetë aleati juaj më i madh tani. Gjithashtu është koha perfekte për të pastruar shtëpinë dhe për të “zvogëluar” rrëmujën.

Nr.3

Ju jeni në rrugën e duhur! Edhe nëse gjërat nuk janë gjithmonë të qarta, ky mesazh ju tregon se çdo gjë do të shkojë mirë. Tani po ngjisni shkallët për lart dhe megjithëse mund të keni shumë pyetje në kokë, Universi ju njofton se jeni duke u kujdesur për çdo gjë.

Besoni që gjithçka do të dalë në mënyrë perfekte dhe në kohën e duhur. Ju nuk keni nevojë të shqetësoheni për të ardhmen ose për të kaluarën, thjesht jini të pranishëm në çdo kohë dhe shikoni se si shpaloset magjia e jetës suaj.

Nëse prisni të merrni një përgjigje në lidhje me një vendim, atë përgjigje do ta merrni sot nëpërmjet një mesazhi të sinkronizuar.

Nr.4

Është koha ta hidhni të kaluarën pas krahëve. Shumë prej jush janë mbërthyer nga ato që kanë ndodhur kohë më parë. Edhe pse është e rëndësishme që të merrni pak kohë për t’u kthjelluar, reflektuar me veten apo për t’u shëruar, është po ashtu e rëndësishme të kuptoni që nuk do të përfitoni asgjë nga përsëritja e të njëjtave gjëra çdo ditë në kokën tuaj.

Lëreni të kaluarën atje ku është dhe jetoni të tashmen. Fuqia është në duart tuaja për të ndryshuar të ardhmen dhe e vetmja mënyrë për ta bërë atë është ta zhvendosni vetëdijen tuaj në të tashmen.

Për të hedhur pas të shkuarën, provoni të flisni hapur me një mik apo shok tuajin dhe më pas vazhdoni përpara.

Nr.5

Gjërat po ecin shpejt dhe është koha t’i vendosni vetes qëllime dhe synime të reja. Jeta po ecën me një ritëm të përshpejtuar dhe duket se gjërat më në fund po marrin hov. Vazhdoni të mendoni për qëllime pozitive që mund ta ndryshojnë për mirë jetën tuaj.

Nr.6

Jeni shumë i përqendruar tek bota e jashtme sesa tek ajo e brendshme. Thellë në zemrën tuaj është përgjigja e të gjitha pyetjeve që keni në kokë, por nëse nuk qetësoheni dhe kthjelloheni, nuk do të mund t’i dëgjoni ato.

Koka juaj është rrëmujë tani dhe jeni shumë të hutuar. Pastroni mendimet për një moment dhe përpiquni të shikoni brenda vetes. Meditoni, bëni një shëtitje, qetësoni mendjen dhe lidhuni përsëri me veten, shkruan “Italia Feed”.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.