Test psikologjik/ Zgjidhni një simbol mistik dhe zbuloni diçka të thellë rreth energjisë suaj

204
  1. Ylli Lakshmi

Ylli me 8 cepa është një formë gjeometrike e përdorur nga kultura të ndryshme me emra dhe kuptime të ndryshme. Ndoshta nuk e dini, por keni një armë sensuale, që vepron gjithmonë intensivisht mbi ju dhe që shkrin zemra apo krijon një dridhje intensive me përmbajtje shumë pasionante dhe unike.

Natyra e energjisë suaj është mbizotëruese e shpërthyese dhe kur arrini në një vend, kurrë nuk kaloni pa u vënë re ose nuk qëndroni në hije. Personaliteti juaj shkëlqen dhe ju shquheni për këtë.

  1. Hëna

Hëna është një nga “12 Simbolet e Sovranitetit”, që shoqërohet edhe me qiellin. Ajo përfaqëson natyrën e ndjeshme të njerëzve.

Ajo përdoret për të imituar fëmijën brenda nesh dhe përfaqëson personin që ne kemi qenë në të kaluarën.

Ju jen spontan, miqësor, keni një sens të shkëlqyer humori. Jeni i mprehtë, inteligjent, i gëzuar dhe optimist. Energjia juaj është shumë e drejtpërdrejtë, me të mirat dhe të keqijat e saj. Rreziku që qëndron tek kjo lloj energjie është se ngatërrohet me dobësinë dhe sinqeritetin, duke përfunduar shpesh në përbuzje.

  1. Syri i Nazarit

Syri turk, i njohur si Syri i Nazarit, përdoret si hajmali kundër syrit të keq apo energjisë negative, shkruan “Italia Feed”.

Ju duhet të veproni më spontanisht dhe të mos i vëreni gjërat e vogla me aq shumë detaje. Ajo që ju tërheq më shumë është aftësia që keni për të projektuar veten në të ardhmen, për të notuar në shumë ujëra dhe për të bëra shumë gjëra në të njëjtën kohë.

Aftësia juaj për të thithur energjinë e të tjerëve si sfungjer është përmirësuar dhe kjo mund të jetë joproduktive, sepse nëse rrethoni nga njerëz negative, do të jeni të dëshpëruar dhe të rraskapitur.

Merrni masa për të mbrojtur privatësinë tuaj dhe mos u mbingarkoni nga depresioni.