“Thashë wow”, I dashuri i Dojna Memës rrëfen takimin e tyre të parë dhe i thotë të gjitha!

92

Në fund të muajit dhjetor artisti Vlashent Sata bëri publike lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë me moderatoren Dojna Mema. Çifti prej disa vitesh ishin përfolur për një romancë të mundshme por asnjëherë nuk e kishin pranuar publikisht se ishin në krahët e njëri tjetrit.

Me anë të një videoje që ndau në ‘Instagram’ më 29 dhjetor Sata i tregoi fansave dhe publikut të gjerë momentet më të bukura me Dojnën, duke konfirmuar kështu dhe lidhjen e tyre të shumëpërfolur të dashurisë, ndërsa së fundi ka ndarë disa detaje mjaft romantike nga romanca me moderatoren simpatike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vlashent Sata (@vlashentsata)

Ndër të tjera Vlashenti rrëfeu në “Top Albania Radio” ç’mendoi për moderatoren në takimin e tyre të parë.

“Unë dukesha ai djali ‘boring’ intelektual që ndonjëherë e teproj dhe ajo me batutat e mia kurse ajo më ka mahnitur. Mendova se ishte një vajzë e bukur ekrani me zhdërvjellësinë e një programi për të rinj siç ishte “Pop Culture”. Ndërkohë, Dojna ka një inteligjencë që është e rrallë për ekran dhe jemi shkrirë duke qeshur. Thash uau kjo goca qenka e mrekullueshme, kjo ishte njohja jonë e parë. Sot, të kesh një njeri që të do, jeta merr më tepër kuptim”, tregoi Vlashenti.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.