The Weeknd bën akuza të forta kundër “Grammy’s”, reagojnë zyrtarët

50

Si fillim rikujtojmë faktin që Dua Lipa është nominuar për 6 çmime “Grammy”, e cila është një super arritje për këngëtaren. Tani kalojmë tek ankesat e The Weeknd. Këngëtari, nuk është nominuar në asnjë kategori këtë vit dhe për këtë arsye, ka akuzuar se “Grammy” është një event i korruptuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Weeknd (@theweeknd)

“Është mungesë respekti ndaj punës sime dhe fansave të mi që të merret ky vendim”, u shpreh këngëtari.Zyrtarët e Grammy’s u kundërpërgjigjën ndaj deklaratës së tij, duke zbuluar se numrat e të nominuarve po bien çdo vit dhe shumë emra që meritojnë të vlerësohen, nuk janë në lista.Megjithatë ata i kanë bërë ftesë që të performojë në eventin e njohur.

/Descript.al/