Theu masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”, përplasi me makinë 65-vjeçarin/ Arrestime në Fier

74

Dy persona janë arrestuar në Fier të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se B. S., 28 vjeç, banues në Zhupan, Fier, u vu në pranga pasi është kapur jashtë banesës së tij duke duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në një tjetër rast është arrestuar D. Xh., 33 vjeç, banues në Patos, pasi një ditë më parë ka aksidentuar me makinë 65-vjeçarin e identifikuar me inicialet B. A., banues në Kraps, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 28 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, jashtë banesës së tij, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”

——–

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

D.Xh., 33 vjeç, banues në Patos pasi në datë 24.02.2020, në aksin rrugor Fier-Patos, ka aksidentuar shtetasin B. A., 65 vjeç, banues në Kraps, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.