Thomas Muller zbulon sekretin që shkatërroi Barcelonën

23

Bayerni i Mynihut triumfoi në Ligën e Kampionëve këtë edicion, duke e fituar për herë të gjashtë në histori këtë kompeticion.

Ajo që do të mbahet mend gjithashtu, është humbja e bujshme e Barcelonës 8-2 me Bayernin e Mynihut në sfidën çerekfinale.

Humbja e turpshme e Barcelonës, dhe njëkohësisht eliminimi, bënë që sezoni të mbyllej pa asnjë trofe.

Dhe pasojat ishin vërtetë të rënda, pasi pak ditë më vonë ylli i skuadrës Lionel Messi kërkoi largimin nga skuadra dhe çështja është ende pezull.

Për këtë katastrofë, ka folur edhe fantazisti gjerman i Bayernit, Thomas Muller.

Në një intervistë të dhënë për mediat bavareze ka treguar se e kishte parandjerë suksesin që në momentin e nxehjes para ndeshjes, kur kishte parë futbollistët e Barcelonës shumë të relaksuar.

Ata dolën në nxehje 10 minuta pas nesh dhe ishin shumë të relaksuar. Ndoshta nuk ishte ky faktori që ndikoi në rezultat, por është një tregues i qartë i dëshirës që ne kishim për të bërë mirë atë mbrëmje. Më pas për pjesën tjetër kishte menduar trajneri ynë Hansi Flick, që kishte studiuar ndeshjen në perfeksion”, deklaroi Muller, i cili shënoi dy herë atë mbrëmje.