Thomas Strakosha ia hedh koronavirusit/Del negativ në tamponin e radhës

53

Thomas Strakosha ia ka hedhur koronavirusit.

Ai ka rezultuar negativ në tamponin e radhës. Nëse dje sulmuesi kishte kaluar vizitat për t’u bashkuar përsëri me grupin, sot ishte radha e portierit: tampon negativ dhe teste mjekësore në klinikën Paideia në Romë.

Pas orvatjeve dhe izolimit të gjatë, Strakosha është drejtuar mëngjesin e së premtes në klinikën e Lazios ku zhvilloi testet rutinë përpara nisjes së seancës stërvitore në prag të transfertës së Crotones.

Nuk do të jetë aspak e lehtë për Strakoshën të rikthehet titullar në katërklëndëshin e Lazios pas në 4 ndeshjet e fundit, Pepe Reina ka dhënë sinjale pozitive në adresë të trajnerit Simone Inzaghi.