“Thonë se dashuria nuk vdes kurrë”/ Robert Aliaj humb njeriun e shtrenjtë

6561

Artisti dhe këngëtari i njohur Robert Aliaj, ka humbur një nga personat më të shtrenjtë të familjes.

Këtë të mërkurë përmes rrjeteve sociale, Aliaj ka bërë me dije se ka humbur jetën vëllai i tij Rexhep Aliaj, teksa i ka kushtuar edhe disa rreshta,

Postimi i plotë:

Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.

Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen.

Për fëmijët nuk guxoj të shkruaj.

Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj. –Shkruan Aliaj