‘Thuhet që do mbyllemi sërish. Sa shanse ka të ndodhë kjo gjë në Shqipëri?’ / Ja si përgjigjet Elisa Spiropali

413

Gazetari dhe moderatori i njohur, Arjan Çani, u shpreh sot në emisionin e tij ‘Zonë e Lirë’ në ‘Tv Klan’ se ka informacione që në javën e ardhshme do të dalë Edi Rama dhe do të njoftojë mbylljen e vendit, me justifikimin se shifrat e Covid-19 janë rritur, duke qenë se, edhe vendet fqinje si Kosova, Greqia apo Italia kanë bërë të njejtën gjë.

Në lidhje me këtë hipotezë të Çanit, ka reaguar edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila është një nga të ftuarit e sotëm në këtë emision.

Ajo tha se shanset për një rimbyllje janë minimale. Kjo bëri që Çani ta merrte si një konfirmim, si një ‘PO’, por është kundërshtuar nga Spiropali.

Arjan Çani: Sa mundësi ka Rama ta mbyllë Shqipërinë, dhe të justifikohet se po rriten shifrat dhe do mbyllemi si gjithë rajoni dhe vende të tjera të botës?

Elisa Spiropali: Minimale

Arjan Çani: E pra thashë unë, që do ketë mbyllje, ja e konfirmoi.

Elisa Spiropali: Jo unë nuk thashë këtë në asnjë moment, unë thashë që janë minimale, madje ne po përpiqemi që të mos kemi asnjë mbyllje.

(Descript.al)