Tifozët mësynë në fushë, anulohet ndeshja mes Mançesterit dhe Liverpulit

138

Ndeshja e Manchester United në Ligën Premier me Liverpoolin që ishte parashikuar të luhej të dielën pasdite, është ndërprerë, pasi tifozët u futën në fushën e Old Trafford.

Ndeshja e së dielës u hodh në dyshime herët pasdite, kur përkrahësit e Djajve të Kuq filluan të protestonin jashtë hotelit Lowry në qendër të qytetit të Mançesterit, ku lojtarët qëndronin përpara ndeshjeve.

Pak kohë më vonë, mijëra tifozë që protestuan jashtë Old Trafford goditën një barrierë sigurie dhe shtynë sigurinë dhe u futën në fushë.

Fillimi i ngjarjes ndodhi nga ora 15:30 dhe është duke vazhduar ende në qytet, gjersa me vonës u larguan tifozët nga stadiumi.

Tifozët përreth fushës u shpërndanë para orës 17:30 pasdite, por kishte ende disa probleme me tifozët përreth hotelit, me lojtarët e Liverpoolit që ende prisnin në hotelin e tyre gjithashtu.

Do të ketë detaje të reja se kur mund të luhet takimi mes dy skuadrave, mirëpo për sot raportohet nga mediat në Angli se ka mbaruar gjithçka.