Tiranë/ Vetëhidhet nga kati i 7-të një 40-vjeçare, gjen vdekjen në vend

155

Një 40-vjeçare është vetëhedhur nga kati i 7-të ku banonte duke gjetur vdekjen në vend.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë.

Sipas policisë, bëhet e ditur se “rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte, shtetasja M.B., 40 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë”.

Ndërkaq, grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.10.2020, rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”, dyshohet se është vetë’hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte, shtetasja M.B., 40 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.