Tjetër aksident/ 59-vjeçari në Fier përplaset për vdekje

61

59-vjeçari me inicialet S. S, ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet tip “Benz” me targa AA478YC.

Ngjarja është regjistruar rreth orë 18:40 minuta, kur drejtuesi i mjetit Gj. Z., 59 vjeç në Bypass in Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”ka përplasur S.S i cili ka qënë këmbësor.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:40, në Bypass_in Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç, banues në Fier, i cili ka qënë duke lëvizur në këmbë.

U shoqërua drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.