Tjetër skandal/ 43 vjeçari i ngacmonte vajzën 17 vjeçare, i ati e bën për spital

955

Policia e Lushnjes ka arrestuar 54 vjeçarin me inicialet XH.B, pasi ka goditur me grushte shtetasin N. Ç., 43 vjeç.

Sipas informacioneve, N.Ç ngacmonte vajzën 17 vjeçare, veprim ky që ka përfunduar në konfrontim fizik dhe dhunë mes 54 dhe 43 vjeçarit.

Policia ka arrestuar të dy këta persona dhe i ka dërguar në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, teksa ka ngritur edhe akuzat përkatëse.

Xh. B., 54 vjeç “Plagosja e rëndë me dashje”

N.Ç., “Ngacmimi seksual”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin:

Xh. B., 54 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur me grushte shtetasin N. Ç., 43 vjeç, banues në Lushnjë, me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe.

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit N. Ç., për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit personal këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një kapsollë detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një mjet prerës (thikë).

Të dy shtetasit e arrestuar ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.