Tottenham Hotspurs shkarkon Jose Mourinho

99

Tottenham Hotspur ka shkarkuar trajnerin Jose Mourinho.

Spurs kanë vendosur të heqin dorë nga Mourinho pas pak më shumë se një sezoni e gjysmë në krye të detyrës. Tottenham është në vendin e shtatë në Premier League, 5 pikë larg zonës Champions dhe me mundësi të pakta për arritjen e pjesëmarrjes vitin që vjen në këtë kompeticion.

Spurs konfirmoi lajmin pak para orës 11 të mëngjesit të së hënës dhe tha se Ryan Mason do të merrte përgjegjësinë e trajnimit të ekipit të parë.

Në deklaratën e klubit thuhet:

“Klubi sot mund të njoftojë se Jose Mourinho dhe stafi i tij janë liruar nga detyrat e tyre.

Kryetari Daniel Levy shtoi: “Jose dhe stafi i tij stërvitor kanë qenë me ne gjatë disa prej kohërave tona më sfiduese si klub. Jose është një profesionist i vërtetë që tregoi qëndrueshmëri të jashtëzakonshme gjatë pandemisë.

Në nivelin personal më ka pëlqyer të punoj me të dhe pendohem që gjërat nuk kanë ecur siç e kishim parashikuar të dy. Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu dhe ne do të dëshironim ta falënderonim atë dhe stafin e tij stërvitor për kontributin e tyre.-tha Lavy

Mourinho siguroi një farë stabiliteti pas largimit të Pochettino në nëntor 2019 dhe siguroi një vend në Europa League për këtë sezon.

Me ardhjen e tij në krye të Spurs, u krijuan përplasje midis lojtarëve dhe tifozëve, që do të duhet të rregullohen nga menaxheri i ri.

Disa lojtarë të Spurs ishin të pakënaqur me metodat e trajnimit të Mourinho, të cilat përqendroheshin në anulimin e kundërshtarit sesa në zhvillimin e një stili sulmues loje.