Trafik droge mes Italisë dhe Shqipërisë, arrestohen 37 italianë dhe shqiptarë

61

Policia Shtetit në Milano ka goditur dy banda të trafikut të drogës, duke arrestuar 37 persona, raporton corriere della calabria.

Hetimi, i koordinuar nga Drejtoria e Rrethit Anti-Mafia e Milanos, parashikon ekzekutimin e masave të shumta të paraburgimit të lëshuara nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Milanos “kundër dy grupeve kriminale që veprojnë në Milano kushtuar trafikut ndërkombëtar dhe kombëtar të drogës, të përbërë nga kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë që importuan sasi të mëdha kokainë, hashash dhe marijuanë në Lombardi të cilat më pas i shpërndanë në rajone të ndryshme të Italisë.

Hetimet, të kryera nga sektori Anti-drogë i Skuadrës të Milanos, u koordinuan nga Shërbimi Operacional Qendror dhe DCSA dhe panë bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare të aktivizuar nga Shërbimi për Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar, duke përfshirë ekipet lëvizëse të Milanos, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Roma dhe Varese.

Gjatë operacionit, u konfiskuan një kompani, 3 skuterë, 2 motoçikleta dhe 9 makina.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.