Trafikonin heroinë dhe kokainë, policia arreston 33 persona

92

33 persona u arrestuan të mbrëmjen e sotme pasi policia në qytetin jugor të Korintit shkatërroi një rrjet kriminal të përbërë nga katër organizata kriminale që trafikonin drogë në rajonin e gjerë, raporton ekathimerini.

Arrestimet u bënë gjatë një operacioni të madh policor që u zhvillua në Examilia. Të dyshuarit janë 21 burra, të moshës midis 22 dhe 55 dhe 12 gra, të moshës midis 19 dhe 44 vjeç.

Policia tha se katër organizatat kishin trafikuar heroinë, kanabis, kokainë dhe pilula që në qershorin e kaluar.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016