Tragjedi në Divjakë/ Makina del nga rruga, ndërron jetë 19-vjeçarja (Emri)

105
ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë. Një 19-vjeçare ka ndërruar jetë pasi automjetit tip ‘’Audi’’ duke shkuar për në plazh ka dalë nga rruga.

Viktima është identifikuar si Elsa Meci, trupi i së cilës është bllokuar në automjet dhe pritet të nxirret nga forcat zjarrfikëse. Mësohet se ajo ishte e fejuara e njërit prej të plagosurve.

Personat e plagosur janë identifikuar si Vilson Hoxha nga Elbasani dhe Daniel Doda nga Vlora, 23 vjeç.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.