Tragjike! Djali i aktorit dhe balerinës së njohur ndahet nga jeta në moshën 19 – vjeçare

60800

Një lajm i trishtë ka tronditur botën e kinematografisë. Archie Lyndhurst, djali i aktorit anglez Nicholas Lyndhurst dhe balerinës Lucy Smith, ka vdekur në moshën 19-vjeçare.

Një korporatë britanike e fëmijëve dha lajmin tragjik me anë të një njoftimi, ku shprehu vlerësimet për rolin e djalit.

“Na vjen shumë keq që duhet t’ju them se Archie Lyndhurst, i cili luajti shkëlqyeshëm në rolin e Ollie në ‘So Awkward’ në CBBC, ka vdekur pas një sëmundje të shkurtër”, thuhet në deklaratë.

“Archie do t’ju mungojë jashtëzakonisht shumë të gjithëve që punuan me të si dhe të gjithë fansave që qeshën së bashku me Ollie në shfaqje.”. /Descript.al/