Tragjike në Vlorë/ I riu goditet me thikë në zemër, vdes në spital

212

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje, teksa një i ri ka humbur jetën si pasojë e goditjes me thikë.

Sherri mes dy të rinjve ka ndodhur në vendin e gjuajtur Pylli i Sodës në Vlorë, ku si pasojë 26-vjeçari, Aleksandër Petana, mori një goditje me thikë në zemër.

Edhe pse u dërgua për në spital, i riu nuk mundi që t’ju mbijetojë plagëve. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.

/Descript.al/