Trazirat në SHBA/ Shefi i Policisë së Kapitolit: I kërkoj falje Kongresit, nuk bëmë aq sa duhet

84

Shefi i përkohshëm i Policisë së Kapitolit në SHBA i ka kërkuar falje Kongresit që nuk ka bërë aq sa duhet për t’u përgatitur për trazirat pro ish-presidentit Donald Trump.

“Departamenti u përgatit për të përmbushur këto sfida, por ne nuk bëmë aq sa duhet.”, tha Yogananda Pittman, i cili mori detyrën kur ish-shefi dha dorëheqjen.

Pesë persona, përfshirë dhe një oficer policie të Kapitolit, humbën jetën gjatë trazirave, shkruan BBC.

/Descript.al/