Tronditet Tirana, FIFA i bllokon merkaton bardhebluve

55

FIFA i bllokon merkaton klubit të Tiranës. Shkak për këtë vendim është bërë humbja e gjyqit me ish-futbollistin afrikan të Tiranës, Moktar Cise ndaj të cilit kishte detyrime të papaguara.

Merkato e bardhebluve është bllokuar dhe drejtuesit duhet të paguajnë borxhin ndaj lojtarit me vlerë 200 mijë euro dhe më pas të presin vendimin nga FIFA për zhbllokimin e merkatos.

Futbollisti nga Mali, i cili u bë pjesë e Tiranës në merkaton e verës së 2016-ës, pretendonte se nuk ishte paguar nga Tirana sipas kontratës, ndërsa tani FIFA i ka dhënë të drejtë 27-vjeçarit. Në këto kushte Tiranës i duhet të bëjë një marrëveshje me Cise-n në rast se kërkon këtë janar të bëjë goditje në merkato.

Ky lajm vjen pak orë pasi klubi i Tiranës kishte zyrtarizuar akordin me Young Boys për huazimin e sulmuesit të Kombëtares Taulant Seferi, por që me bllokimin e markatos duhet të presë për t’u cilësuar si bardheblu.