Tundet Turqia/Tërmeti prej 5 ballësh shkund vendin

108

Turqia është goditur nga një varg tërmetesh sot në mëngjes.

Sipas të dhënave të mediave turke, nuk janë raportuar viktima ose dëme të konsiderueshme.

Tërmeti i parë ka qenë me madhësi 5.1 dhe preku brigjet e provincës perëndimore të Izmirit. Ndërkaq, pak orë më vonë, u raportua një tërmet me të njëjtën madhësi, sipas mediave vendase.

Tërmeti i parë ndodhi në 8:46 të mëngjesit me kohën lokale (5:46 GMT) në një thellësi prej 20.6 kilometra (12.8 milje), tha Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), duke shtuar se epiqendra e tërmetit ishte larg bregdeti i Karaburunit, rreth 15 kilometra larg nga pjesa qendrore e krahinës. Në 11:35 të mëngjesit me kohën lokale, një tjetër tërmet me madhësi 5.1 u raportua pranë të njëjtit vend, këtë herë në një thellësi prej 3.4 kilometrash.