Turqi, dënohen me burgim të përjetshëm 4 persona që ishin shkaktarë të sulmeve bombarduese në 2016-n

59

Turqia ishte dëshmitare e disa sulmeve në 2016 për të cilat qeveria fajësonte Shtetin Islamik ose militantët Kurd.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Anadolu Gjykata e Stambollit ka marrë vendimin me burgim të përjetshëm për 4 burra të cilët janë deklaruar fajtorë në shpërthimin e bombës në 2016 në Stambollin qendror i cili shkaktoi vrasjen e 12 turistëve gjermanë. 18 të dyshuar të tjerë u liruan nga akuzat për mungesën e provave. Qeveria e Turqisë fajësoi të ashtuquajturin Shtet Islamik për incidentin, por grupi nuk ka marrë kurrë përgjegjësi.

Të katër të dyshuarit, tashmë në burg, morën dënime të rënda me burgim të përjetshëm. Gjykata e Stambollit që dha dënimet vendosi që sulmi përfaqësonte “një përpjekje për të përmbysur me dhunë rendin kushtetues”, njoftoi agjencia private e lajmeve DHA.

Dënimi i përjetshëm është dënimi më i rëndë në Turqi që kur u hoq dënimin me vdekje në 2002 dhe nuk ka asnjë mundësi për lirim me kusht. Dënimet e së martës janë përfundimtare pasi një gjykatë e apelit rrëzoi një vendim të vitit 2018 kundër një total prej 26 të dyshuarve. Një i dyshuar tjetër u dënua me mbi gjashtë vjet burg për anëtarësim në një organizatë terroriste. Gjykata liroi 18 të dyshuar të tjerë, duke përmendur mungesën e provave. Ndërkohë, një gjyq në mungesë do të vazhdojë kundër tre të dyshuarve që janë të arratisur, tha Anadolu.

Në vitin 2018, gjykatësit turq dënuan tre shtetas sirianë me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tyre në bombardim. Por një gjykatë e apelit rrëzoi atë vendim për disa arsye, duke përfshirë që dënimet u gjykuan shumë të buta. Gjykata nuk deklaroi kombësinë e atyre që dhanë dënimet të martën.