Turqia nuk e mirëpret vendosjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit: Shkel rezolutat e OKB-së

74

Me sa duket Turqia nuk e ka pritur mirë lajmin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, deklaroi se angazhimi i Kosovës për të hapur ambasadë në Jerusalem është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, kryesisht ndaj rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratuara për këtë çështje.

Aksoy ka dhënë përgjigje me shkrim për pyetjet lidhur me angazhimin e Kosovës për të hapur ambasadë në Jerusalem duke rikujtuar se me një marrëveshje të nënshkruar dje u vendosën marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, Aksoy theksoi se në këtë kuadër u kuptua se Kosova është angazhuar në drejtimin për të hapur ambasadë në Jerusalem, raporton Anadolu Agency.

“Angazhimi në fjalë i Kosovës, përbën kundërshtim ndaj ligjit ndërkombëtar, kryesisht ndaj rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratuara për këtë çështje. Hapi që do të hidhet në këtë drejtim është i qartë se nuk do t‘i shërbejë kauzës palestineze dhe se do të dëmtojë vizionin e zgjidhjes së dy shteteve.”, tha zëdhënësi Aksoy.