U akuzua për ngacmime seksuale, reagon McGregor!

56

Connor McGregor është akuzuar dhe arrestuar pas një denoncimi për ngacmime seksuale. Ai u arrestua Krosikë, ku qëndroi edhe në paraburgim. Pas marrjes në pyetje nga oficerët e policisë, Connor është liruar ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

LEXO EDHE:Në sy të gruas ka ngacmuar… / Arrestohet në Korsikë Conor Mc Gregor, akuza ndaj tij këtë herë është vërtet e rëndë

Boksieri ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij në një incident të tillë teksa po dilte nga rajoni i policisë. Gjithsesi, pritet që Connor të japë një deklaratë zyrtare së bashku me avokatin e tij rreth kësaj çështjeje.

/Descript.al/