U arrestua mbrëmjen e djeshme për shtënie me armë, ja si qëndron e vërteta për menaxherin e VIP-ave

97

Menaxheri i VIP-ave dhe moderatori i njohur Meriton Mjekiqi u arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Kosovës pasi ishte përfshirë në një konflikt në Prishtinë dhe dyshohej se kishte qëlluar me armë.

Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”, njoftoi pak orë më vonë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ndërkaq, mediat vendase shkruajnë se Mjekiqi është liruar nga ambientet e komisariatit dhe se po procedohet në gjendje të lirë, pas verifikimeve të kryera.

“Pas një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar viktimën mashkull kosovar, si dhe ka dëmtuar veturën e viktimës.

Viktima ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë kosovare.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.