U bë nënë disa muaj më parë, moderatorja e njohur shqiptare ndan pamjet e ëmbla me vajzën

51

Moderatorja e njohur, Vilma Masha u bë nënë nëntë muaj më parë dhe solli në jetë një vajzë, të cilën vendosi ta quajë Sea. Masha nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale dhe e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike të voglën e familjes ndërsa së fundmi ka pozuar krah saj.

Vilma ka ndarë fotografitë për revistën ‘Star’ me rastin e nëntë mujorit të vajzës së saj, ditën e sotme.

“Sea është lumturia ime më e madhe, është drita që më ka ndriçuar shpirtin. Tani nuk ka më unë, por Sea, çdo gjë që ne bëjmë, mendojmë për të në radhë të parë; që nga vendimet më të rëndësishme për mirërritjen e saj e deri te shëtitjet që janë të pakonceptueshme pa Sean. Prioriteti ynë është Sea”, ka deklaruar Masha. /Descript.al/