U braktis nga prindërit sepse kishin frikë nga infektimi, vdes foshnja 2-muajshe me Covid-19

51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një foshnje me Covid-19 ka humbur jetën pasi u braktis nga prindërit në spital.

Mësohet se prindërit vendosën ta braktisnin foshnjën sepse kishin frikë mos infektoheshin me Covid-19, shkruan TheMirror.

Foshnja 2-muajshe humbi jetën ditën e diel në spitalin Shri Maharaja Gulab Singh në rajonin Jammu të Indisë, pasi u shtrua rreth orës 7 të mëngjesit.

Mjekët deklaruan se foshnja vuante nga sëmundjet e zemrës e probleme të tjera dhe humbi jetën si pasojë e arrestit kardiak në orën 20:00.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.