U ekzekutuan në Kongo, Italia bën riatdhesimin e trupave të pajetë të ambasadorit dhe truprojës së tij

107

Një avion ushtarak italian ka arritur këtë të martë në Kongo për të sjellë në atdhe trupat e pajetë të ambasadorit italian dhe truprojës së tij, të cilët u qëlluan për vdekje një ditë më parë.

Ambasadori 43-vjeçar Luca Attanasio, truproja e tij dhe shoferi u vranë ditën e hënë, teksa udhëtonin në një autokolonë të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së.

Një furgon i OKB-së transportoi trupat e të vrarëve në aeroport, të cilët më pas u dërguan në Romë, shkruan Reuters.

Po ashtu, një i dërguar kongolez në Romë pritet t’i përcjellë mesazhin e Presidentit të Kongos, Tshisekedi, homologut të tij italian Sergio Matarella.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.