U fut në institucionin e policisë për të vjedhur, i riu nga Kurbini nuk i kishte bërë mirë llogaritë

172
Ilustruese

Një 25-vjeçar nga Kurbini është arrestuar pasi ka tentuar të vjedhë në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, Kurbin.

I riu i identifikuar me inicialet E.L, është pikasur nga punonjësi i policisë dhe më pas është arrestuar.

Në dy raste të tjera, polcia ka bërë të mundur arrestimin e G. J., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa A. Gj., 37 vjeç, banues në Kurbin, u arrestua pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ka vendosur tenda dhe suvenirë në vendin e quajtur “Sheshi i Kishës së Laçit”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tentoi të vidhte në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, arrestohet nga Policia.

Bien në prangat e Policisë edhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin e shtetasit E. L., 25 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas është konstatuar nga punonjësi i Policisë në shërbim, duke tentuar të vjedhë në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, Kurbin.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ka vendosur tenda dhe suvenirë në vendin e quajtur “Sheshi i Kishës së Laçit”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës  për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, bënë ndalimin e shtetasit G. J., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.