“U habita për kritikat e Ramës ndaj vaksinave”/Shehu: E prisja prej kohësh një reagim të tillë të Sorecës

95

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka deklaruar se e priste prej kohësh reagimin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca, ndaj kryeministrit Rama.

Duke iu referuar qëndrimit të ambasadorit Soreca, i cil ipër Zërin e Amerikës, u shpreh i habitur për kritikat e Ramës ndaj vaksinave, Shehu thekson se Rama duhet të bëjë punën e tij si kryeministër përpara se të anatemojë Bashkimin Evropian mbi vaksinën kundër koronavirusit.

LEXO EDHE:

‘BE ka menduar vetëm për vete’/ Soreca: I habitur nga kritikat e kryeministrit për vaksinën

Postimi i ish-deputetit të PD-së Tritan Shehu:

Desheroj te falenderoj Ambasadorin Soreca per faktin qe ai tha sot, nje te vertete, qe ve nen akuze Qeverine per ceshtjen e vaksinimit, te cilen realisht une e prisja prej javesh!

Ambasdori ka thene: «Duhet te kuptojme qe Shqiperia duhet te pregatise nje plan vaksinimi per t ‘i mundesuar BE te nderhyje, por dhe per COVAX me vone gjate vitit, qe te vazhdoje vaksinimi».

Pra Rama e Qeveria e tij perpara se te anatemojne BE per ate cfare ai nuk ka realizuar, duhet te beje « detyrat e tija te shtepise », ndryshe as BE as dhe Covax me vone nuk e ndihmojne dot Shqiperine,dhe jo per faj te tyre kjo!

Ambasadori ve keshtu «gishtin ne plage», kjo Qeveri jo vetem qe nuk kontraktoi asgje me kohe me prodhuesit apo me vendet kryesore te BE, por dhe tashti qe po « lyp », po kerkon kot se nuk ka pregatitur jo vetem infrastrukturen e vaksinimit, por as dhe nje plan konkret per kete!

Ne fakt ne kemi muaj qe e themi kete….!

Me keq se kaq nuk ka ku te shkoje, meriton jo noten 4 por ate 1, ne fakt me minus perpara keshtu!