U krijua pak ditë më parë/Chelsea përgatit largimin nga SuperLiga

60

Chelsea po përgatit dokumentacionin për t’u tërhequr nga SuperLiga Evropiane e shpallur pak ditë më parë.

Sipas mediave britanike, klubi anglez është nën presion të fortë nga tifozët të cilët vetëm sot ishin më shumë se 500 persona përpara “Stamford Bridge” për të protestuar për aderimin e skuadrës së tyre në kompeticionin e ri të 12 klubeve elitare dhe kjo duket se ka shtyrë drejtuesit të ndërmarrin një veprim për tërheqjen nga SuperLiga.

Kjo e fundit do të merrte një goditje të madhe pasi me shumë gjasa edhe klubet e tjera angleze do të bënin të njëjtën gjë dhe në fakt SuperLiga do të pushonte së ekzistuari pa një skuadër angleze.