U masakruan në Itali/Fqinja e çiftit Pasho: Më doli në ëndërr dhe tregoi se kush e vrau, mburreshin se kishin lekë

74003

Vrasja dhe copëtimi i trupave të çiftit, ka pushtuar mediat në vend dhe ato italiane , ndërkohë që nuk dihet ende se kush është autori i ngjarjes.

Fqinjët e Teutës dhe Shpëtimit janë shprehur se çifti përmendte se kishte shumë para, ndërsa tregon edhe për “bëmat” e djalit të çiftit, Taulantit.

“Kemi shkuar shumë me ta. Kemi qarë kur e morëm vesh. Shkonin mirë me fëmijët. Ata kishin një djalë, ishte joprobematik, por se dimë si kanë shkuar me prindërit. Çfarë të thotë nëna se vjen dhe na vret brenda. Djalin e kanë pasur në burg. Edhe tani që ishte këtu, ia haja kokën me të mira atij. Shpëtimi, pinte raki po ishte nobël. Kur iku më foli mua, dhe më tha se nuk vij më këtu. Morën 4 valixhe. Ajo hapej shumë në lagje se kishin shumë para. NË fillim kur u zhduk më doli në ëndërr dhe më tha që më ka vrarë 104. Lajmëroi më tha se më ka vrarë 104,”-u shpreh ajo për Top Channel.