U ndanë përfundimisht, Jasmina flet publikisht për Andin

68

Jasmina u rikthye dje në “Për’puthen” për t’i bërë një surprizë mikes së saj, Olës, me rastin e ditëlindjes. Kjo ishte hera e parë që ajo kthehej sërish në emision, që pas daljes çift me Andin. Mirëpo pas daljes marrëdhënia e dyshes mori tjetër drejtim dhe Andi me Jasminën nuk janë më bashkë. Kjo e fundit shpjegoi sot se çfarë ndodhi realisht mes tyre dhe si i kanë raportet për momentin.

Jasmina tha se Andi ndryshoi shumë pas daljes nga emisioni dhe sipas saj ndikoi fama në këtë pjesë.“Me kalimin e kohës ndryshoi shumë. Nuk ishin gjërat njësoj pas daljes. Dilnim bashkë, por fjalët ishin të njëjta. Me veprime ishte kundra fjalëve, ndërsa me fjalët ishte ende në dyshim për marrëdhënien. Me veprime tregonte se më donte, ndërsa me fjalë nuk ishte njësoj”, u shpreh Jasmina.