”U prehsh në paqe, miku im!’’/ Guvernatori Sejko mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Kasem Hysenbelliut

104

Guverantori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut, pas një lufte me Covid-19.

Në mesazhin e tij në rrjetin social Facebook, Sejko e konsideroi të ndjerin Hysenbelli njeri të guxishëm, model në fushën e medias dhe luftëtar të fjalës së lirë.

STATUSI I PLOTË

‘’Mesazh nga Guvernatori Sejko!

Shpreh hidhërimin dhe keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së mikut tonë Kasem Hysenbelli, i cili fitoi shumë beteja në jetë. Një njeri i guximshëm e me inisiativa në jetën publike, duke u bërë model në fushën e medias, pa kompromise dhe luftëtar i fjalës së lirë. Ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe, familjes, miqve dhe stafit të drejtuar nga z. Hysenbelli. U prehsh në paqe, miku im!’’

/descript.al/