U shërua nga Covid-19, a do rikthehet Atdheu në “Për’puthen”?

109

Atdheu ka munguar këto kohë në program për shkak të infektimit me Covid-19. Ai qëndroi në izolim, megjithatë nuk ka qendruar pa komentuar konkurrentët apo pa hedhur thumba në rrjet. Tashmë konkurrenti nga Kosova është shëruar dhe lajmin e mirë e ka ndarë me të gjithë, duke bërë edhe pak humor.

“Më në fund negativ dhe unë. Shumë e vështirë që një njeri kaq pozitiv sa unë, të bëhej negativ. Shumë faleminderit për mbështetjen tuaj. Shihemi shpejt,” ka shkruajtur ai. Ndërkaq, autorja e programit, Olsa Muhameti, e pyetur nëse Atdheu është larguar nga programi, është përgjigjur: “Jooo, Atdheu është me covid. Presim të negativizohet.”

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.