U zhvillua finalja mbrëmjen e djeshme, kush ishte vajza që triumfoi në zemrën e Saimirit?!

121

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e spektaklit të dashurisë “Love Story”, në Tv Klan, ku djali protagonist zgjodhi një nga konkurrentet si partneren e tij. Progami u finalizua pas 15 javësh transmetim dhe Saimiri kishte krah tij në finale Merin dhe Generdën.

Saimiri dhe Meri e zhvilluan takimin e finales në Romë, ku shkëmbyen puthje dhe çaste mjaft të ngrohta mes tyre.

Ndërsa takimin me Generdën, Saimiri e zhvilloi në Stamboll, ku gjithashtu nuk munguan as momentet romantike dhe puthjet.

Megjithatë krahas këtyre fundjavave, djali protagonist u tregua i sinqertë dhe tha se kishte ndjenja për Merin, duke zgjedhur atë si njeriun e zemrës.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.