‘Ura e Zogut’ drejt shembjes/Fundoset njëra nga këmbët e saj

205

“Ura e Zogut” mbi lumin Mat është dëmtuar dhe po shkon drejt shembjes, si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.

Ura është gati e fundosur në njërën nga pjesët e saj, pasi marrja e inerteve pranë këmbëve te urës, ka bërë që ura të dalë jashtë funksionit.

Gjatë ditës së sotme ka rreth 30cm ulje tek njëra nga këmbët mbajtëse. Ende nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për rregullimin e kësaj ure të rëndësishme e as nuk është parandaluar marrja e inerteve në lumin e Matit.