Ushtria gati të marrë në kontroll trafikun ajror në Rinas!

372

Drejtuesit e ushtrisë kanë zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme për sa i përket situatës në aeroportin e Rinasit, ku prej mbrëmjes së djeshme greva e kontrollorëve ka pezulluar çdo fluturim.

Drejtuesit e lartë të ushtrisë kanë shprehur gatishmërinë për të marrë nën kontroll trafikun ajror të Rinasit.

Ky vendim do t’i paraqitet shefit të Shtabit, i cili do ia referojë ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi për të marrë vendimin përfundimtar, shkruan Newsbomb.al

Kontrollorët aktualë do të zëvendësohen me të paktën 8 kontrollorë të ushtrisë, të cilët do të kthejnë në normalitet trafikun ajror në Rinas dhe do të bëjnë të mundur rinisjen e fluturimeve.

Prej vitesh, një prezencë e Forcave të Armatosura pranë Aeroportit të Rinasit monitoron pa ndërprerje hapësirën ajrore të Shqipërisë përmes radarëve të specializuar për identifikimin e çdo mjeti ajror, civil, ushtarak apo sportiv.