Vajza modele e ish-deputetes së PD e tregon hapur: Nuk më lë mami me djemtë e socialistëve

475

E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, modelja Ada Deda, vajza e ish-deputetes demokrate Albina Deda, ka rrëfyer rreth jetës së saj private.

Momenti që mori goxha vëmendje ishte pyetja e moderatores së emisionit nëse modelja seksi ishte ngacmuar nga djemtë e socialistëve.

Ada e ka pranuar, por ka treguar se nuk e lë mami të shoqërohet me djemtë e socialistëve dhe madje ajo ka kërkuar që dhëndri i saj duhet të jetë demokrat.

Pjesë nga intervista:

-Ndonjë nga djemtë e socialistëve të ka ngacmuar, të ka hedhur ndonjë fjalë?

-Po, normal, si të socialistëve si të PD-së. Mami im ka thënë që dhëndri im kur të futet në shtëpi, duhet të futet me dy gishta, kështu që çunat e socialistëve vizë.

-Ada je single apo je në një lidhje?

-Unë nuk jam single, por kam vendosur të mos bëj publike asgjë në rrjetet sociale sepse është më mirë. Unë nuk jam dakord me vajzat e showbizit që janë 30-40 vjeç dhe nuk pranojnë që janë në një lidhje. Ok, unë e pranoj qe jeni të famshme, por kur ti mohon lidhjen, ti mohon edhe vetë partnerin.

/descript.al/