Valentino Rossi, lamtumira më pranë?

38

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja. Sipas  El Periodico de Catalunya, Valentino Rossi mund të tërhiqet nga Moto GP, pa pritur përfundimin e sezonit aktual. 9 herë kampioni i Botës po përjeton një periudhë të vështirë, pasi gjatë vitit 2021 ka arritur zonën e pikëve në vetëm tre nga 7 garat e zhvilluara, duke grumbulluar gjithsej 15 pikë. Dy garat e ardhshme në kalendar, në datën 20 qershor në Sachsenring dhe në 27 në Assen, mund të jenë të fundit të atij që konsiderohet piloti më i madh në historinë e Moto GP. 

Asnjë komunikim nga ana e skuderisë Petronas, e cila supozohet të mos ketë dijeni për vendimet që Rossi po mendon të marrë. Ajo çka mund të thuhet me bindje është se në përfundim të dy garave të ardhshme, ‘Doktori’ do të bëjë publik vendimin e tij, sepse siç vetë ka deklaruar së fundmi, shumë shpejt do të vendosë nëse do të vazhdojë të garojë, apo do të tërhiqet përfundimisht!

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016