Vau i Dejës/ Shpërthen në flakë makina e kreut të grupseksionit të Partisë Demokratike

63

Makina e kryetarit te grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të bashkisë Vau i Dejës ka shpërthyer në flakë.

Mjeti është në pronësi të Ariston Drinit, i cili ka deklaruar se ka dëgjuar fillimisht një shpërthim e më pas ka parë automjetin në flakë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm. Automjeti ka qenë i parkuar para banesës.

Ndërkaq, policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje ndërsa kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit.

Ai ka mohuar të kishte konflikte apo probleme.

Ndërsa policia mes pistave të hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.