Vazhdon të rritet numri i të vdekurve në Britani, qeveria e Boris Johnson po përballet me kritika

168

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar është ndoshta më i lartë se 27.241, duke e bërë atë një nga vendet më të goditura në Evropë, tha kreu i opozitës së Partisë Laburiste, Keir Star, të mërkurën, ndërsa vuri në dyshim përgjigjen e qeverisë për shpërthimin e pandemisë.

Qeveria e kryeministrit Boris Johnson po përballet me kritika në rritje për përgjigjen e saj ndaj shpërthimit ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet.

Ndërsa këshilltari kryesor shkencor i qeverisë tha muajin e kaluar se mbajtja e numrit të vdekjeve nën 20,000 do të ishte një “rezultat i mirë”, të dhënat e spitali kaluan atë shifër javën e kaluar.

Të dhënat më të gjera të publikuara të martën treguan se vdekjet arritën 24,000 nëntë ditë më parë, por Starmer tha që llogaritjet e tij treguan se 27.241 persona kanë vdekur.

“Ne jemi ndoshta në rrugën e duhur për të patur një nga nivelet më të këqija të vdekjeve në Evropë,” i tha Starmer parlamentit. “Larg suksesit, këto shifra të fundit janë vërtet të tmerrshme.”

Starmer duket se i ka shtuar numrit të vdekjeve në spital prej 21.698, edhe numrin e vdekjeve në shtëpitë e përkujdesjes prej 4,343 dhe numrin e vdekjeve jo spitalore COVID-19 në Skoci, Uells dhe Irlandën Veriore.

Nëse llogaritjet e tij janë të sakta, Mbretëria e Bashkuar do të zinte vendin e dytë ose të tretë zyrtar me numrin më të lartë të vdekjeve në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe ndoshta Italisë.

Shtetet e Bashkuara kanë një numër vdekjesh prej 58.605, Italia 27.359, Spanja 23.822 dhe Franca 23.660, sipas një raporti të Reuters.

Sekretari i Jashtëm Dominic Raab, duke qëndruar në detyrë për kryeministrin gjatë pyetjeve në parlament, tha se është “shumë herët” për të bërë krahasime ndërkombëtare.

“Nëse ato do të bëhen, ato duhet të bëhen mbi bazë për frymë,” tha ai.