Vdekja e adoleshentit dhe 32-vjeçares nga COVID/Rakacolli: Mjekja më mori në telefon duke qarë

143

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për dy vdekjet e pacientëve të infektuar me COVID-19, përkatësisht adoleshenti nga Elbasani, vetëm 17 vjeç dhe 32-vjeçarja shtatzënë që vetëm pak kohë më parë lindi fëmijën.

Rakacolli është shprehur se në të dyja humbjet ishin të rënda dhe kishin prekur edhe bluzat e bardha, duke shtuar se një prej mjekeve e kishte marrë në telefon duke qarë.

Mjekët bënë të pamundurën, por situata ishte e rëndë nuk ia dolën dot as mjekët dhe as vetë djali 18-vjeçar. Kjo na bën që t’i këshillojmë të rinjtë. Shohim një mentalitet tek ata që mendojnë se edhe nëse na zë e kalojmë lehtë. Duhet ta marrin më seriozisht dhe të mbrohen. Edhe nëna 32-vjeçare nuk ia arriti dot dhe pse u përpoqën shumë mjekët. Duhet të bëhej një ndërhyrje, u shpëtua fëmija që edhe sot është mirë, 4-5 ditë ajo ishte mirë dhe u mendua që do kalonte, por ky është COVID, një sëmundje e rëndë që të kap në pabesi,“- tha Rakacolli.